Nga Rajoni
26 November 2021
Në autobusin që u sulmua me armë në Gllogjan ishin tetë persona

Për ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku në sulmin me armë ndaj autobusit u vranë shoferi dhe dy nxënës, detaje ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka deklaruar se rreth orës 19 policia është njoftuar se ka të shtëna drejt një autobusi në fshatin Gllogjan.

“Tetë persona kanë qenë në autobus. Do të thotë autobusi ka qarkullu nga Gjakova në Deçan dhe në fshatin Gllogjan. Mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera”, tha Gashi për Klan Kosova.

Tutje ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre të tjerë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku kanë vdekur më pas dy nga ta.

Kurse në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe policia është në kërkim të të dyshuarve.



Të ndryshme
Më shumë
Shteti paguan 4 euro, banorët kërkojnë 100 euro, “frenohen” punimet për ndërtimin e Autostradës Shkup-Bllacë28 August 2020
Gruaja e bën për spital burrin21 June 2021
MSH Maqedoni: Vaksinimi thyen rekorde, gati 20 mijë vaksina janë aplikuar gjatë ditës së djeshme23 July 2021