Nga Vendi
27 November 2021
Zaev shpreh ngushëllime për viktimat e Gllogjanit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shprehur ngushëllime për rastin e mbrëmshëm që ndodhi në Gllogjan.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë.

Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura.

Jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”./AlsatM



Të ndryshme
Më shumë
SPB Tetovë: Është zbardhur incidenti në Medresenë “Isa Beu”21 September 2021
Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje 7 September 2021
Jashari dhe Lladrovci në përkrahje të kryeministrit shqiptar12 July 2020