Nga Vendi
13 July 2020
Rreth pesëmbëdhjetë mediume të huaja të akredituara për raportim nga zgjedhjet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin ekipet gazetareske nga rreth pesëmbëdhjetë shtëpi mediatike.

Për zgjedhjet në terren do të raportojnë 55 gazetarë të huaj, të cilët morën akreditime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ekip më të madh prej 18 gazetarëve dërgon Al Xhezira Ballkan, ndërsa ekipe të tyre ose gazetarë do të kenë edhe Rojters, Frans Pres, Zëri i Amerikës, Asoshiejted pres, televizioni kombëtar grek ERT, agjencia gazetareske ANA-MPA, Njuz 247, ARD-ja gjermane, Foto pres agjencia evropiane – EPA, Radiotelevizioni turk, agjencia Anadolia, Euro njuz Shqipëri, Radiotelevizioni i Kosovës, Bi-Bi-Bi Serbi dhe Al Xhezira në gjuhën angleze.

Më shumë mediume të huaja do të raportojnë për zgjedhjet përmes korrespondentëve të tyre në vend



Të ndryshme
Më shumë
Jo të gjitha shkollat do të hapin dyert për nxënës më 1 tetor 3 September 2020
Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri? 3 November 2026
Jetmir Agaj i reagon ashpër Labinot Rexhës, paralajmëron padi pas deklaratës për Elijonën20 November 2026