Nga Rajoni
11 December 2021
Rama ndoqi Kuvendin e Berishës? Fotoja që qarkullon në rrjetet sociale

Në kohën që në “Air Albania” po vijohen punimet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit të thirrur prej ish-kryeministrit Berisha, vëmendje ka marrë një foto që po qarkullon në mediat sociale.

Në foto duket emri i kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste , Edi Rama që i bashkohet videos live duke ndjekur Kuvendin e organizuar nga nisma“Foltorja”.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka apo është i vërtetë ky fakt në një moment që lëvizjet e personaliteteve të politikës shqiptar  Berishës, Bashës dhe Ramës janë gjithmonë e më tepër në vëmendjen e publikut.

Si asnjëherë më parë në historinë e PD, janë thirrur dy Kuvende ai i që po zhvillohet në këto momente në “Air Albania” dhe Kuvendi i thirrur nga Basha në 18 Dhjetor.



Të ndryshme
Më shumë
AfD-ja kërkon t’i jepet fund mbështetjes gjermane për Ukrainën 8 October 2026
Musliu: Edhe fëmija në djep, e di që Qeveria Kurti është dështim 3 August 2021
Jehona e votuesve deri në orën 15:00 është 31,16%19 October 2025