Nga Vendi
13 July 2020
Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive

Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar nga coronavirusi ka shënuar rritje.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 123 pacientë, prej të cilëve 31 janë nga Tetova.

Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Tetovës janë regjistruar 871 raste me COVID-19, ndërsa për momentin raste aktive ka 292 raste.

Megjithatë, Tetova vazhdon të mbetet komuna e dytë me më shumë raste aktive me coronavirus pas Shkupit (1788), ndërsa më pas është Kumanova me 194 raste aktive.

Ndryshe, në Maqedoni gjithsej janë infektuar 8197 persona, prej të cilëve 4326 janë shëruar, ndërsa 385 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Marshi i 8 Marsit në Shkup me mesazhe për barazi dhe të drejtat e grave 8 March 2026
Dorëzim-pranimi i detyrës në Presidencë, rikujtohet zgjedhja e Vjosa Osmanit me 71 vota 4 April 2026
Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor në Shkup, fokusi në Planin e Rritjes 1 July 2025