Nga Vendi
13 July 2020
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendime për lokalet, pishinat, plazhet dhe vaksinën për COVID-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 76-të miratoi Protokollin për punën e pishinave dhe plazheve, kafeneve, restoranteve, si dhe pjesëmarrje ne furnizimin global me vaksinën kundër Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët edhe në plazhe duhet të respektojnë masat për mbrojtje personale, distancë prej 1.5-2 metra, pastrimin e shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun, dhe pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të hapësirës së plazhit.

Lejohet të ketë maksimum 15 vizitorë në 100 metra katror, ndërsa duhet të ketë 4 metra distancë ndërmjet ombrellave. Gjithashtu duhet të bëhet edukimi dhe informimi me zë i rekomandimeve. Ndalohet sporti kolektiv.

Qeveria gjithashtu raportoi se ka ndërprerë kufizimin për uljen e vetëm dy personave, gjegjësisht katër familjarëve, pranë një tavoline në lokale.

Qeveria raportoi se është kyçur në furnizimin global për vaksinën për Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Lajmi mirë/ Prej nesër aplikoni për vauçer 12.000 denarë , mëso detajet 7 June 2021
Mediat ngrenë “alarmin”, flota franceze niset me shpejtësi drejt kufirit Greqi-Turqi31 August 2020
BE ngrin fondet për Serbinë, kushtëzon financimin me reforma në drejtësi 1 May 2026