Nga Vendi
10 March 2022
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit tek Unaza, nisin përplasjet

Policia ndërhyn për të shpërndarë qytetarët që bllokuan Unazën e Vogël në të dyja krahët. 

Pati disa përplasje të lehta mes protestuesve dhe forcave të policisë, por situata nuk po del nga kontrolli ende.

Mësohet se një pjesë e protestuesve do të shkojnë drejt Zogut të Zi ku do të bllokojnë dhe hyrjen kryesore për në kryeqytet.

Protestuesit me ç’duket nuk janë bindur nga fjala e kryeministrit Rama, i cili deklaroi se duke filluar nga nesër shteti do të ndërhyjë tek kompanitë e tregtimit të naftës në vend, për të caktuar një marzh shumë të vogël fitimi, në mënyrë që të shmangen abuzimet dhe të mbrohen konsumatorët. Një pjesë e protestuesve kanë shkuar gjithashtu përballë ambienteve të drejtorisë së policisë, për të protestuar në lidhje me shoqërimet e protestuesve të bëra ditën e djeshme.



Të ndryshme
Më shumë
Ekskluzive: BDl nis fushatën nga Gostivari24 September 2021
Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror 9 July 2021
Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 75-të plenare26 December 2025