Nga Vendi
11 March 2022
Protestat në gjithë vendin, reagon kryeministri Rama: Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave që kanë përfshirë vendin nga Veriu në Jug, kundër rritjes së çmimeve. Rama mohon që të jetë populli ai që proteston dhe shkruan në “Twitter” se është e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.

Sipas tij, për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit.

 

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e te të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkruan Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Përgjegjësi i shërbimit për varrime në Myftininë e Tetovës jep alarmin!25 August 2021
E fejuara e të burgosurit që s’e ka takuar kurrë thotë se do ta presë deri më 2032 8 July 2021
Zbulohen peshqit e padukshëm17 June 2021