ShowBiz
14 March 2022
Pamje nga festa e beqarisë së aktores shqiptare, pritet t’i thotë “po” partnerit pasi u bë nënë

Eliona Pitarka pritet të martohet së shpejti. Aktorja pati zbuluar më parë se do të mbajë një dasmë me ardhjen e pranverës.

Së fundmi, ajo ka mbledhur mikeshat e ngushta për një festë beqarie. Ka qenë vetë aktorja që ka ndarë disa foto me ndjekësit nga festa.

“Një natë për t’u mbajtur mend”, ka shkruar Eliona krahas fotove ku shihen të gjitha vajzat me të bardha. Kujtojmë që aktorja e njohur mirëpriti në jetë vajzën e saj, Gala një vit më parë. Sa i përket partnerit, Eliona e ka mbajtur identitetin e tij larg vëmendjes së mediave.



Të ndryshme
Më shumë
Spiropali dhe Konjufca homazhe në Prekaz, mesazhe për sakrificën dhe lirinë në kullën e Jasharajve25 February 2026
Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë biznesit të Noizyt në Durrës 8 August 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Vrejta shumë inat dhe vrer, s’e di për çfarë masash po flet22 September 2021