ShowBiz
14 March 2022
Së shpejti, Arjola Demiri në rolin e moderatores, studiot po bëhen gati

Karriera e Arjola Demirit është prej disa vitesh e ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Krahas aktrimit që jemi mësuar ta shohim në ekranet shqiptare, Arjola disa sezone më pare, ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.

Emisioni u prit mjaft mirë nga publiku vendas, por Arjola vendosi ta ndalonte për shkak të impenjimeve të tjera.

Por duket se shumë shpejt aktorja do të rikthehet sërish pranë publiku të Kosovës.

 

E ftuar këtë të dielë në “N’majë t’gjuhës”, Arjola dhe Xheri na zbuluan se “Ndali dritat” do të rikthehet sërish shumë shpejt.

“Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës” – u shpreh Arjola.

 

Xheri gjithashtu zbuloi edhe disa detaje të tjera rreth programit.

Moderatorja tregoi se në sezonin e ri emisioni do të vinte dhe me një ambient totalisht ndryshe pasi një studio e re po ndërtohej posaçërisht për këtë show.

 

Ne jemi në pritje të detajeve të tjera të cilat me siguri do të na i zbulojë vetë Arjola me kalimin e ditëve. /syri.net



Të ndryshme
Më shumë
Babai i Kadri Veselit varroset sot në orën 19:00 7 July 2021
Babai i Marigona Osmanit: “Kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë” 6 September 2021
Siljanovska-Davkova: BE-ja nuk kishte strategji të qartë për Ballkanin17 November 2025