ShowBiz
16 March 2022
Luana Vjollca shkëlqen në fotosesionin e ri, merr vëmendje me veshjen plot stil

Prezantuesja dhe këngëtarja, Luana Vjollca ka kohë që është larguar nga ekranet televizive, por mbetet prezente me postime në rrjetet sociale.

Moderatorja nga Shqipëria numëron mbi dy milionë ndjekës vetëm në Instagram, ku edhe sjell imazhe të ndryshme që pëlqen e marrin vëmendje.

Edhe së fundmi, Luana ka publikuar një fotosesion ku shihet e veshur me një kostum me print tigri.  Biondina bukuroshe përshtati dukjen me makijazh të theksuar dhe flokët e valëzuara i la të kapura lartë, ndërsa dukej plot shkëlqim.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

“Luanesh apo tigresh”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazheve që morën komente dhe pëlqime të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërkohë, përveç kësaj së fundmi ajo gjithashtu postoi një foto në InstaStory nga një studio muzikore duke lënë të kuptohet se është në përgatitje të këngëve të reja.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Luana përndryshe u tërhoq nga televizion muaj më parë dhe nuk dihet akoma kur do të rikthehet. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës për këtë javë në Maqedoni19 July 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut13 September 2021
KKD i kërkon Kancelares Merkel liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës28 July 2020