Nga Vendi
13 July 2020
Arr estohet drejtori i Kopshtit zoologjik Galetanovski, ky është shkaku

Gjorgji Galetanovski, drejtor i kopshtit zoologjik Shkup pasdite është arrestuar në Sektorin për krim ekonomik për shkak të shkrimit në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Shkrimi në fjalë me të madhe është shpërndarë në rrjetet sociale ndërsa në të në mënyrë komike janë ftuar votuesit e një partie të caktuar që në fletën e votimit të fshijnë edhe fjalën ‘e Veriut’.

Galetanovski rreth një orë është marr në pyetje në polici pas denoncimit nga një person anonim. Pas kësaj ai është lënë i lirë.

Shpërndarjen e këtij shkrimi në facebook nga partia politike e shohin si tentim për mashtrim të votuesve të tyre prandaj përmes mediave apelojnë se asgjë në fletën e votimit nuk guxon të fshihet por vetëm të rrethohet numri. Në të kundërtën fleta e votimit do të jetë e pavlefshme. a1on.mk



Të ndryshme
Më shumë
Zaev dhe Mickoski zbulojnë se si mundë te krijojn Qeveri të pakicës, edhe pa partitë shqiptare30 June 2020
Ligji për përfaqësim të drejtë në debat publik, analistët: meritokracia duhet të ketë përparësi13 June 2026
Zaho në klasë të parë, Kryeministri Rama i jep këshillat që nuk do të donte asnjë prind27 August 2020