ShowBiz
25 March 2022
Florjanës i ngel hatri me Brunon dhe nuk e shoqëron në emision, ish-konkurrenti tregon arsyen

Bruno ka qenë sot i ftuar më emisionin “Ditë e re” për të folur për përfundimin e eksperiencës në PërPuthen dhe daljen çift nga programi me Florjanën.

Një ditë më parë ata ishin të ftuar në Pardon My French në Top Albania Radio dhe shkuan çift.

Ndërsa sot, vetëm Bruno u paraqit dhe duke qeshur tregoi se Florjanës mbase i ka ngelur hatri dhe ndaj nuk ka shkuar për ta shoqëruar.

“Më ka shkruar në orën 8 ‘më merr në telefon’, unë u zgjova në 8:20, e thirra po s’ma hapi telefonin, ndoshta i ka ngelur hatri”, u shpreh ai.

 

Bruno foli për partneren e tij të re dhe ndërsa sqaroi se nuk ka plane për fejesë apo martesë rrëfeu se tipari më i rëndësishëm që vlerëson te Florjana është qetësia.

“Unë kam nevojë për një vajzë të tillë, jo për një vajzë ‘showbiz’-i.”, tha ish-konkurrenti i PërPuthen.



Të ndryshme
Më shumë
Bilall Kasami shpalos 16 projektet për Tetovën 30 September 2021
Maqedonia e Veriut pret që në dhjetor të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE 2 September 2020
As BDI-së, as Besës, Zaev thotë se votuesit vetë do të vendosin kë do ta votojnë21 October 2021