ShowBiz
7 April 2022
Modelja ruse reagon sërish dhe zbulon arsyen e ndarjes nga Don Xhoni

Ditën e djeshme Don Xhoni dhe Ariana konfirmuan ndarjen e tyre me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Mes të tjerash, modelja ruse u shpreh e zhgënjyer nga reperi duke thënë se një ditë do t’i bjerë maska e djalit të mirë.

Mirëpo, Ariana është penduar për këtë deklaratë.

Ajo ka bërë një status tjetër në Instastory, ku ka shkruar se janë ndarë pasi janë dy njerëz të ndryshëm, por Don Xhoni është njeri i mirë.

“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk u përshtatëm”, ka shkruar modelja. 



Të ndryshme
Më shumë
Largimi i Ronaldos shkaktoi reagime të mëdha, dy yjet e Portugalisë thyejnë heshtjen për rastin 2 October 2026
Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve23 May 2025
Hungaria pret rifillimin e transitit të naftës ruse përmes Ukrainës, përmendet naftësjellësi Druzhba21 April 2026