ShowBiz
10 January 2024
Emina Çunmulaj dërgohet në spital, çfarë i ndodhi modeles?

Sot ka qenë një ditë e pazakontë për modelen, Emina Çunmulaj e cila ka përfunduar në spital pasi vajza e saj 5 vjeçare e ka goditur me gju në pjesën e poshtme të kurrizit, duke i shkaktuar një spazmë të muskujve.

 

“Ka qenë një natë shumë e vështirë. Siç mund ta shihni edhe nga sytë mi pasi nuk kam mundur të fle. Dje në mbrëmje, vajza ime Mia, vrapoi sipër meje ndërkohë që unë isha ulur dhe më goditi në pjesën e poshtme të kurrizit. Kam qenë në një dhimbje të tmerrshme dhe akoma jam. Kur jam shtrirë ndihem më mirë por kur filloj të lëviz dhimbja përkeqësohet. Dhimbja ka qenë e papërshkrueshme. Më vjen të qesh se nëse do më kishte thënë dikush që një 5-vjeçare mund të të bënte për spital, do i kisha thënë ke luajtur mendsh. Mirë se edhe kjo kaloi. Më e bukura është se jam duke u plakur se të ma kishte futur para 10 viteve, nuk do kisha asgjë”, tha Emina.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM reagon pas largimit të Taravarit nga Qeveria: "Pushteti aktual është jofunksional dhe destruktiv"13 May 2025
Policia është në kërkim të Vlladimir Pançevskit11 July 2020
Gjashtë javë burgim për ata që nuk mbajnë maskën…20 August 2021