Nga Vendi
14 July 2020
Aksident trafiku, humbë jetën motoçiklisti nga Pallatica e Tetovës

Një motoçiklist nga fshati Pallaticë i Tetovës mbrëmë vonë ka humbur jetën gjatë një aksidenti që ka ndodhur në rrugën në afërsi të shatit Zhelinë. Aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së motoçikletës me një veturë e drejtuar nga një bashkëfshatar i viktimës.

“Më 13.07.2020 në ora 23:00 është denoncuar se në rrugën lokale Pallaticë-Zhelinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një makine të tipit “Audi” me targa të Shkupit drejtuar nga 23 vjeçari G.I. dhe një motoçiklete “Jamaha” pa targa drejtuar nga 33 vjeçari A.J. nga fshati Pollaticë. Pas aksidentit motoçiklisti është dërguar në spitalin e Tetovës ku edhe ka ndërruar jetë. Është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e policisë.



Të ndryshme
Më shumë
Menduh Thaçi: Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës18 October 2021
Rezolutë në Kuvend për provimin e jurisprudencës në shqip, kërkohet zbatim i ligjit18 March 2026
Sezon i dobët turistik në Ohër dhe Strugë, hotelierët: Rezervimet e minutës së fundit po dominojnë25 July 2026