Nga Vendi
14 July 2020
Nesër ditë jo pune për të gjithë qytetarët për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve

Në pajtim me vendimin e Qeverisë nga seanca e 74-të e mbajtur më 7 korrik të këtij viti, 15 korriku, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ajo nuk do të ripunohet, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

Nga Qeveria shtojnë se ato institucione, kompani, ndërmarrje dhe organizata të cilat do të vendosin të punojnë më 15 korrik të vitit 2020 duhet të paraqesin punë në ditë jo pune deri tek Inspektorati shtetëror i punës.

“Sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë, punëdhënësi punëtorit është i obliguar t’i paguajë kompensim dhe shtesë në pagë për punë në festa dhe ditë jo pune të konfirmuara me ligj ose rregullore tjetër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë



Të ndryshme
Më shumë
Regjistrohen 490 raste të reja me coronavirus në Maqedoni23 November 2021
Mariçiq nga Prespa: Rajoni duhet të unifikohet në luftën kundër korrupsionit, stereotipave dhe dezinformatave 1 July 2021
Nis “Parada e Krenarisë” në Prishtinë 1 July 2021