Sport
10 January 2024
Pendohet Pique, jep njoftimin e papritur: Do t’i rikthehem futbollit

Gerard Pique vendosi të tërhiqej nga futbolli diçka më shumë se një vit më parë teksa në nëntor të vitit 2022, “vari këpucët në gozhdë” duke u “pensionuar” me fanellën e Barcelonës.

 

Por, ky vit ka nisur me një tjetër ide nga ish-mbrojtësi, i cili papritur nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se do të rikthehet në botën e futbollit edhe pse këtë herë jo më si futbollist, por në rolin e trajnerit.Është një vit i ri dhe pasi kam marrë kohën e duhur dhe jam menduar, vendosa që të rikthehem në botën e futbollit. Më mungon shumë kontakti i përditshëm me futbollin. Sigurisht që këtë herë nuk do të rikthehem si futbollist, por në rolin e trajnerit. Në ditët e ardhshme do të jap edhe më shumë detaje”, u shpreh Pique.



Të ndryshme
Më shumë
SPB Tetovë: Për një muaj janë bërë më shumë se 1.200 shkelje në komunikacion 2 November 2021
Rishikimi i buxhetit prej sot hyn në Kuvend 1 July 2021
BDI: Qytetarët i njohin premtimet e thyera, Qeveria nuk ka bilanc për t'u mburrur28 June 2026