Nga Rajoni
10 January 2024
Haziri: Deklaratat për sulm nga Serbia, kamuflim për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se deklaratat e krerëve të shtetit për sulm të ri nga Serbia janë farsë për t’i mbuluar dështimet e brendshme që i ka Kosova.

 

Në këtë intervistë, Haziri ka deklaruar se rasti i Banjskës zanafillën e ka te bojkoti i zyrtarëve serbë dhe protestat e dhunshme.

 

Ai ka vlerësuar se deklaratat e Osmanit dhe të Kurtit janë pjesë e një përpjekjeje për manipulim dhe për të shpërndarë vëmendjen e publikut nga problemet e tjera, me të cilat po përballet vendi.Përderisa nuk kemi marrëdhënie të normalizuara me Serbinë, ky vend mbetet gjithmonë si kërcënim i hapur për Kosovë. Rasti Banjskës e ka sponsor Serbinë, pasi ata jo vetëm që i mbështesin por edhe i strehojnë ata që kanë marrë pjesë në këtë rast”, ka thënë ai. “Të flasësh për luftë 24 vjet pas fitores së luftës së madhe çlirimtare, bëhet për t’i kamufluar problemet e brendshme”.

 

Haziri ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë, zanafillën e ka nga bojkoti i zyrtarëve serbë dhe nga protestat e dhunshme në fillimvitin e kaluar. Ai thotë se fillimisht, bashkësia ndërkombëtare i legjitimoi këto protesta të cilat më vonë rezultuan në dhunë.

 

“Rezistenca nga janari deri në gusht degjeneroi në dhunë, sulmuan KFOR-in, njësinë hungareze dhe njësitë tjera, pastaj filluan me u radaikalizu dhe në shtator ndodhi ataku terrorist të cilët u zënë në kurth sepse u parandaluan e u eliminuan, sepse ata që shpëtuan janë në ndjekje, disa në burg, disa në varr”, theksoi Haziri. “Ata që janë në ndjekje, Serbia po i strehon”./EO



Të ndryshme
Më shumë
Gashi takon ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve 4 November 2025
Ministri i Brendshëm: U arrestuan 11 persona, dyshohen për shit-blerje të votave19 October 2025
Mbi 330 mijë votues në Shqipëri në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë votojnë sot për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj 9 November 2025