Sport
10 January 2024
Dani Alves në burg, Neymari e ndihmon me 150 mijë euro

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, ka ndihmuar ish-bashkëlojtarin Dani Alves duke i siguruar avokat dhe një pagesë të majme, pasi ish-futbollisti është në pritje të gjykimit për sulm seksual në një klub nate.

 

Dani Alves është në burg që nga 20 janari i vitit të shkuar në Barcelonë, pas akuzave nga një 23-vjeçare se është sulmuar seksualisht në një banjë të një klubi nate.

 

Viktima ka kërkuar kompensim prej 150 mijë eurosh për pasoja fizike e psikologjike pas dhunimit të pretenduar. Në anën tjetër, Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burgim për brazilianin. Gjykimi pritet të vazhdojë në fillim të shkurtit.

 

Siç shkruan “Marca” bazuar në raportimet e mediave braziliane, Dani Alves tani ka kontaktuar mikun dhe ish-bashkëlojtarin Neymar, të cilit i ka kërkuar ndihmë financiare për gjykimin.

 

UOL ka raportuar se babai i Neymarit ia ka transferuar paratë ekipit mbrojtës të 40-vjeçarit. Bëhet fjalë për 150 mijë euro.

 

Braziliani Dani Alves konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të të gjitha kohërave. Ai është ndër futbollistët me më së shumti trofe, 43.



Të ndryshme
Më shumë
Rexhepi: Nga 50 vendotime në Tetovë jemi në epërsi prej 3 mijë votave31 October 2021
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Shkup për të drejtën e provimit në shqip 4 April 2026
Maqedoni: Nxënësit që mund të përjashtohen nga mësimi me prani fizike20 August 2021