Nga Rajoni
28 January 2024
Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Talat Xhaferin për emërimin që pritet të votohet ditën e sotme si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

 

Begaj shprehet se pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi! Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik! Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE.Suksese!”, shkruan Presidenti Begaj./ts



Të ndryshme
Më shumë
Shtohen rastet me virus, 121 të prekur dhe 3 vdekur në 24 orët e fundit10 September 2020
Bella Hadid lë pak vend për imagjinatë në paraqitjen e saj në MTV VMA 202031 August 2020
Zaev: Biseduam me Kasamin për të gjetur kandidatë më të mirë nëpër komuna30 July 2021