Nga Rajoni
30 April 2025
Kukësi i boshatisur, kurse Edi Rama u premton 1 milion turistë

Kukësi është ndër qarqet më të prekura nga shpopullimi në Shqipëri. Sipas Censit të fundit, popullsia është tkurrur me thuajse 30% duke zbritur në vetëm 61.998 banorë për tre bashkitë e qarkut Kukës, Has, Tropojë.

Nga viti 2014 deri në 2022 janë larguar mbi 16 mijë persona, ndërsa fshatrat boshatisen dhe të rinjtë largohen pa kthim, por ky realitet i zymtë nuk e ka penguar kryeministrin Rama të flasë për turizëm.

 “Në Shqipërinë 2030, Kukësi do të arrijë në 1 milion turistë si qark. Zona të tjera e kanë arritur këtë shifër”, deklaroi ai, pa dhënë asnjë plan konkret për të ndalur largimin e njerëzve.

Premtimet për zhvillim nuk kanë munguar asnjëherë në qytetin më të varfër të vendit më të varfër të Europës, por gjendja mbetet e njëjta dhe fakti se kryeministri përsërit të njëjtin premtim, tregon se nga Kukësi nuk do të vazhdojnë të ikin vetëm të rinjtë, por edhe shpresa se diçka do të ndryshojë.



Të ndryshme
Më shumë
Mbetët në fuqi testi PCR për hyrje në vend, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë ende nuk kanë vendim14 September 2020
Personeli mjekësor nga Kërçova në ndihmë të Klinikës Infektive në Shkup28 June 2020
Spitali i Qytetit“8 shtatori” nga sot fillon me operacione të rregullta të pacientëve27 July 2020