Nga Rajoni
1 May 2025
Vijon ngërçi në Kosovë/ Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 3 maj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë më 3 maj në ora 10:00.

“Shihemi më 3 maj, në orën 10:00”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Reshje të rrëmbyeshme e përmbytje paralajmërohen në Britani 3 August 2021
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar pavarësisht kundërshtimeve të Listës Serbe10 October 2025
“Beteja s’ka mbaruar”, Endrit Thaçi: Vendimi në Hagë na ka lënduar, por nuk na ka mposhtur23 September 2026