Nga Vendi
2 May 2025
Ahmeti dhe Taravari shtrëngojnë duart në Sllupçan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, kanë shtrënguar duart gjatë një vizite në fshatin Sllupçan, me rastin e shpalljes së zonës së lirë të Karadakut.
Ky takim simbolik ndodh në një moment vendimtar për Taravarin, i cili është larguar nga Kaolicioni VLEN dhe është përfolur së fundmi për një koalicion të mundshëm me partinë e Ahmetit, BDI.

Pak më herët vetë kreu i BDI-së tha se nuk e përjashton një bashkëpunim me Taravarin, nëse ky i fundit del nga Qeveria.

 



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM, Osmanit: Mickoski dhe OBRM-PDUKM as nuk urrejnë askënd dhe as nuk janë albanofobë30 September 2025
Sot sërish marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në “Pulse” 4 October 2025
Ditë e veçantë për Ronela Hajatin, këngëtarja feston ditëlindjen... 2 September 2021