Nga Rajoni
2 May 2025
Shqipëria do të financojë me 10 milionë dollarë projektin e Mira Muratit

Shqipëria do të bashkë-financojë me 10 milionë dollarë platformën e re në drejtim të Inteligjencës Artificiale që ish-shefja e teknologjisë e “Open AI”, Mira Murati po ndërton, të quajtur “Thinking Machines Lab”. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë ka depozituar kërkesën për fonde pranë Ministrisë së Financave. Thinking Machines Lab ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të Inteligjencës Artificiale që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese të CHATGPT. Startupi i ri i Inteligjencës Artificiale I themeluar nga shqiptarja Mira Murati, po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha ndonjëherë, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Sipas Business Insider, nëse arrihet kjo shifër, vlera e kompanisë do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë – pavarësisht se startupi ende nuk ka një produkt apo të ardhura konkrete. 



Të ndryshme
Më shumë
"Meshkujt me sugar mama", Kaderi i bën 'diss' ish-të dashurit Lumbardhit pasi u zbulua si ai është në lidhje me një milionere më të madhe në moshë30 September 2026
U jepet lamtumira e fundit Egzon e Nafije Bogujevcit që u vranë të premtën në Livoç të Lipjanit11 October 2026
Sali viziton Katedralen e Fjetjes së Hyjlindëses në Kiev, thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore16 July 2026