Nga Vendi
2 May 2025
Zgjedhjet lokale, BDI brenda javës do të shqyrtoj të gjitha situatat

BDI brenda javës do të thirr organet e larta të partisë për të shqyrtuar pozicionet për zgjedhjet lokale të tetorit. I pyetur nëse në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme, i kanë ofruar Taravarit Sarajin dhe Likovën, kreu i BDI-së tha se akoma nuk kanë zhvilluar bisedime finale lidhur me këtë çështje. Ahmeti poashtu tha se nuk është diskutuar akoma nëse partia e tij do të garojë si BDI apo si Front në zgjedhje.

“Akoma nuk ka biseda finale, BDI akoma nuk i ka thirr organet drejtuese të partisë, mendoj që brenda javës do të thirren organet më të larta të partisë, do të shqyrtohen të gjitha situata…Sigurisht që ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të z Taravari që e ka kuptuar shumë më herët që kjo Qeveri nuk është asgjë më shumë se sa një Qeveri antishqiptare, sepse ka ardhur në pushtet me platformë antishqiptare”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.



Të ndryshme
Më shumë
Rina Balaj reagon pas komenteve për prejardhjen: “Jam krenare që vij nga Istogu”12 October 2026
Trump: Çmimi i naftës do të bjerë ndjeshëm pas fitores ndaj Iranit 8 September 2026
Shqipëri: Regjistrohen 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-1919 July 2020