Nga Vendi
15 July 2020
Shkupi dhe Tetova vatra të COVID-19

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.332, ndërsa aktualisht 3.475 raste janë aktivë, pasi dje u regjistruan 135 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve përsëri është më i larti në Shkup, dje në kryeqytet u kryen 1.259 testet dhe u regjistruan 76 persona pozitivë. Pas Shkupit pasona Tetova me 13 raste të reja të regjistruara.

 

Ndërsa për qytetet e tjera, 6 raste të reja pozitive u regjistruan dje në Kumanovë, Dibër – 2, Shtip – 6, Prilep – 1, Strugë – 7, Manastir – 3, Ohër – 1, Kavadar – 1, Gostivar – 10, Gjevgjeli – 1, Makedonski Brod – 1, Kratovë – 1, Sveti Nikollë- 2, Kërçovë – 3, Resnje – 1.

Instituti për Shëndet Publik dje regjistroi 142 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkupi – 68, Shtip – 3, Prilep – 1, Tetovë – 15, Strugë – 15, Ohër – 15, Gostivar – 7, Kriva Pallankë – 1, Koçan – 1, Probishtip – 1, Kratovë – 5, Sveti Nikollë – 6, Resnje – 4./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kushtëzonte të dashurën me para, në pr anga 28 vjeçari nga Gostivari29 August 2020
Radhë në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bllacë27 June 2020
Ahmeti takon kongresistin amerikan Self: Marrëveshja e Ohrit, garancia e paqes dhe stabilitetit27 May 2026