Nga Vendi
3 May 2025
Vrau gruan dhe tentoi të arratisej – Arrestohet 38 vjeçari nga policia në “Tabanoc”

Sot (03.05.2025) rreth orës 17:00 në pikën kufitare Tabanovcë, oficerët e QRPK Veri privuan nga liria N.A. (38) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Sot rreth orës 15:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se në një shtëpi në Shkup, N.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A., nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

N.A tentoi të arratisej, por menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete për ta gjetur dhe rreth orës 17:00 ai u privua nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal.



Të ndryshme
Më shumë
Kjo është 18 vjeçarja që u la e vdekur në Spitalin e Ferizajt (FOTO) 23 August 2021
Zvicra reagon pas marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi për targat dhe veriun 1 October 2021
28 vite nga rënia në Junik, sot përkujtohen Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula10 August 2026