Kuriozitete
4 May 2025
Keni lodhje fizike dhe probleme me pagjumësinë? – Kjo është zgjidhja

Vetëm pak njerëz dinë për të gjitha cilësitë shëruese të këtij çaji. Kjo kokërr e imët është e pasur me fitosterolime, substanca të cilat pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë që kolesterina të absorbohet në trup.

Tërshëra mund të konsumohet në formë qulli, mirëpo mënyra shumë më e thjeshtë është ta zieni si çaj. Ky çaj është i shkëlqyeshëm për forcimin e shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut nga infarkti dhe sulmi në tru.

Tërshëra gëzon famën e mjetit të fuqishëm dhe shpëtimtarës për forcimin e sistemit nervor. U rekomandohet të gjithë atyre të cilët vuajnë nga pagjumësia, lodhja fizike, ankthi dhe depresioni.

Mikroelementët dhe flavonoidet me të cilat janë të pasura, forcojnë sistemin e imunitetit. Çaji i tërshërës u rekomandohet të gjithë atyre që vuajnë nga ekzema, kanë lëkurë të ndjeshme apo ndjenjë kruarje intensive.

Përgatitja: 5 lugë tërshërë njomini në një litër ujë të ftohtë dhe nxeheni ngadalë derisa të vlojë, shkruan noa. Lëreni të vlojë 5 minuta dhe pastaj të ftohet. Sipas dëshirës ëmbëlsojeni me pak mjaltë dhe konsumojeni gjatë ditës në vend të ujit.



Të ndryshme
Më shumë
Belinda Balluku paraqitet në SPAK31 October 2025
ASHMAA: Mediat duhet ta respektojnë heshtjen zgjedhore 1 November 2025
Sela: Po vijmë për t’ju sjellë paqe dhe liri për të gjithë shqiptarët!12 July 2020