Nga Vendi
4 May 2025
Mickoski: Nesër takohem me Taravarin – për mua bashkëpunimi i tij me BDI-në është i papranueshëm

Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi sot para gazetarëve se nesër do të zhvillojë takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të dëgjuar drejtpërdrejt qëndrimin e tij pas zhvillimeve të fundit politike.

 

“Nesër do të takohemi. Do ta dëgjoj nga ai se cili është qëndrimi i tij”, tha Mickoski, duke shtuar se për të, bashkëpunimi i mundshëm mes Taravarit dhe BDI-së është “i papranueshëm”.

Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar pas zgjedhjeve, ku lëvizjet e partive shqiptare janë duke u përcjellë me vëmendje.



Të ndryshme
Më shumë
Ish-ministri bullgar: Në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni të ketë grafë për “bullgarët”18 February 2021
Përzgjedhja e kandidatëve/ Republikanët Amerikanë: PD po tregon lidership model për Shqipërinë27 June 2020
Valmir Aziri nderohet me çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Posterit në Tetovë12 December 2025