Nga Vendi
5 May 2025
Taravari për takimin me Mickoskin: Do t’i sqarojmë disa punë që mendoj se ai i ka të paqarta

Kreu i Aleancës për Shqiptarët deklaroi sot se takimi me Mickoskin është në vazhdën e komunikimit të vazhdueshëm dhe se nga ky takim nuk pret diçka të posaçme.

“Sot kemi takim me Mickoskin, asgjë e posaçme, kemi komunikim të vazhdueshëm, kështu që nuk pres diçka të veçantë, ne i kemi thënë qëndrimet tona, jemi parti autonome i sjellim vendimet vet, do t’i sqarojmë disa punë që mendoj se ai i ka të paqarta. Definitivisht Aleanca për Shqiptarët do të del me lista të veçanta për këshilltar kurse për kandidatë për kryetar komunash me shumë gjasa do t’i ketë kandidatët e vetë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së. /Alsat.mk

 



Të ndryshme
Më shumë
Këshilli i Komunës së Tetovës me dt.31.08.2020 1 September 2020
Masat antiCOVID, votohet në Kuvend nevoja e ndryshimeve ligjore28 October 2020
Trump autorizon sulme të reja ndaj Iranit, tensionet në Lindjen e Mesme shkojnë drejt përshkallëzimit 1 August 2026