Nga Vendi
10 May 2025
Nën moton “Marshi i engjëjve”, familjet e viktimave në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi

Nën moton “Marshi i engjëjve”, familjet e viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit në diskotekën “PULSE”, në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi.

Familjet vazhdimisht apelojnë qytetarët që të solidarizohen me ta. “Kjo është mënyra jonë si ta shprehim dhimbjen, të kërkojmë drejtësi dhe të rikujtojmë institucionet se nuk guxojmë të lejojmë që një tragjedi e tillë të përsëritet”, theksojnë protestuesit. Ndërkohë familjarët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Mickoski për takim të përbashkët më 13 maj. Nga zjarri që shpërtheu në diskotekën Puls në Koçan në 16 mars humbën jetën 62 persona, kryesisht të rinj, ndërsa 200 të tjerë u lënduan. Shumë të lënduar vazhdojnë të kurohen jashtë shtetit.



Të ndryshme
Më shumë
Ndalohen dy të rinj në Shkup, policia zbulon rreth 90 dërgesa pa dokumentacion23 June 2026
Sot takimi Zaev-Ahmeti, pritet marrëveshja përfundimtare për qeverinë18 August 2020
Në Maqedoni ka mbi 6.300 raste aktive me COVID-1925 October 2021