Nga Vendi
13 May 2025
LSDM reagon pas largimit të Taravarit nga Qeveria: "Pushteti aktual është jofunksional dhe destruktiv"

Pas vendimit të Taravarit për t’u larguar nga Qeveria, LSDM ka reaguar ashpër, duke theksuar se pushteti aktual udhëhiqet nga interesat personale dhe është i paaftë për të ofruar dobi për qytetarët. Sipas partisë në pushtet, kjo Qeveri është një shembull i dështimit dhe destruktivitetit.

Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së, tha se ky është një konfirmim i asaj që qytetarët e ndjejnë çdo ditë – se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e bllokuar dhe e paaftë për të funksionuar. "Për një vit e më shumë që nga formimi i kësaj Qeverie, ajo ka filluar të shpërbëhet, gjë që e tregon qartë dështimin e saj. Ky koalicion është formuar vetëm për të përmbushur apetite të ngushta personale dhe për interesat e individëve të caktuar, jo për të shërbyer qytetarëve", theksoi Kuzeska.

Ajo shtoi se koalicioni në pushtet po ngushtohet dhe nuk ka asnjë arsye për të ekzistuar më, përveç se për mbajtjen e posteve. "Qytetarët nuk kanë kurrfarë dobie nga ky pushtet. Jemi dëshmitarë të rezultateve katastrofike ekonomike, mungesës totale të reformave dhe shkatërrimit të institucioneve. Po ashtu, ky pushtet ka dëmtuar rëndë imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare", tha ajo.

Reagimi i LSDM-së vjen pas daljes së Taravarit nga Qeveria, një lëvizje që ka ngritur dyshime mbi stabilitetin e koalicionit dhe mundësinë e zhvillimeve të reja politike në Maqedoninë e Veriut./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Erdogan po përballet me kancer, dalin detaje nga gjendja e tij shëndetësore 6 October 2021
Gjyshja 61-vjeçare dhe i dashuri 24 vjeç fejohen, jetën e tyre seksuale e përshkruajnë si “të mahnitshme”13 August 2021
Naim Krasniqi feston ditëlindjen me nipa e mbesa 8 July 2021