Nga Rajoni
14 May 2025
Edi Rama: “S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar” – Kryeministri falenderon qytetarët për besimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë pas zgjedhjeve të fundit.

Në një mesazh të ndjerë, Rama theksoi se i mungojnë fjalët për të shprehur ndjenjat që po përjeton. “Dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sot në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përulësisht për besimin e patreguar e ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi ai në Instagram.

Postimi vjen pak orë para një fjalimi të paralajmëruar që do të mbahet sot në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej, ku pritet që Rama të ndajë më shumë për vizionin e tij në funksionin e ri në nivel evropian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë , dy persona të vdekur nga Covid 1928 September 2021
Kjo është pasuria e Kryeministrit Kurti: qiraja e shtëpisë, të hyrat mujore dhe paratë në bankë28 June 2021
Raphinha dëmtohet me Brazilin, shqetësim për Ancelottin dhe Barcelonën20 June 2026