Nga Vendi
16 May 2025
Faton Ahmeti: BDI mbetet forca më e madhe politike shqiptare në vend

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI, Faton Ahmeti, ka deklaruar se BDI vazhdon të jetë forca më e madhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke u mbështetur në të dhënat e matjeve të brendshme dhe të jashtme.
Në një intervistë për TVM2, Ahmeti theksoi:“BDI, në të gjitha matjet, është partia politike më e madhe në vend, për këtë jeni dëshmitarë ju, por edhe opinioni publik. Edhe në anketat që i realizojmë vetë, BDI del më e fuqishme se i gjithë VLEN-i i bashkuar. Kjo është një pasqyrë e qartë e mbështetjes që gëzojmë në mesin e qytetarëve dhe e punës së bërë ndër vite.”
Sipas Ahmetit, mbështetja që partia gëzon është rezultat i politikave konsistente, pranisë në terren, si dhe rolit institucional që BDI ka luajtur ndër vite në avancimin e çështjes shqiptare në vend.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur dinamika politike mes partive shqiptare po intensifikohet./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Jemi të gatshëm për gjithçka konstruktive në rrugën drejt BE-së, por jo për veprime destruktive11 July 2026
BDI ngre alarmin: Shqiptarët të nënpërfaqësuar në institucionet shtetërore pas shfuqizimit të “Balancuesit” 7 June 2025
Mickoski në përvjetorin e tragjedisë në Koçan, kujtimi i viktimave do të jetojë përgjithmonë16 March 2026