Nga Vendi
21 May 2025
Taravari takon Edi Ramën: “Me kryeministrin më europian të momentit”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është takuar së fundmi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve për zhvillimet politike në rajon dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në periudhën paszgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit, Taravari ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku vlerësoi lart figurën e kryeministrit shqiptar, duke e cilësuar si liderin më të angazhuar për integrimin evropian.

“Me kryeministrin më europian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin,” shkroi Taravari, duke nënkuptuar një afrim dhe bashkëpunim të ngushtë me lidershipin e Tiranës.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për skenën politike në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare po shqyrtojnë opsionet për bashkëpunim të mëtejshëm në qeverisjen e vendit dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve.

Nuk janë dhënë ende detaje të tjera zyrtare mbi përmbajtjen e bisedës mes dy liderëve, por pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacion mbi hapat që do të ndërmerren në vijim./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
BE aktivizon sistemin e ri të kufijve nga 10 prilli, udhëtarët përballen me rregulla të reja dhe pritje më të gjata 7 April 2026
Republika e Maqedonisë së Veriut kremton sot 29-vjetorin e pavarësisë 8 September 2020
E nxehtë si Demi Rose ... 20 October 2021