Nga Vendi
25 May 2025
Taravari: Ne vazhdojmë më të qetë e të sigurtë se kurrë drejt fitores së Tetorit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dalë me një status në rrjetet sociale pas konferencës për media të Arben Fetait dhe grupit të tij.

"Ankthi është ndjesia më e keqe që përjeton njeriu... sidomos kur është i përzier me ndjenja faji! Ne vazhdojmë më të qetë e të sigurtë se kurrë drejt Fitores së Tetorit e cila është afër... shumë Afër!" – ka shkruar Taravari në rrjetin social.

Postimi vjen në një periudhë kur partitë politike në vend janë në prag të riorganizimeve dhe mobilizimeve për zgjedhjet që pritet të mbahen në muajin tetor.

Taravari, një prej figurave kyçe të opozitës shqiptare, po synon të konsolidojë mbështetjen dhe besimin e votuesve për një ndryshim politik në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Tragjedia e Tetovës, Kaleska: Shkarkimi i ministrit apo zëvendësministrit nuk është zgjidhje17 September 2021
VV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, i drejtohet Osmanit pas vendimit të Kushtetueses 2 April 2026
Berisha: Rama dhe Vuçiç po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon 7 September 2021