Nga Vendi
1 June 2025
Pendarovski: Shqiptarët mbajnë entuziazmin për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar se vendi mund të përfundojë në një situatë të ngjashme me bllokimin e gjatë që përjetoi pas vetos në Samitin e NATO-s në Bukuresht, duke përballur një tjetër dekadë të humbur në pritje të integrimit evropian.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski tha se mosveprimi aktual dhe refuzimi për të përmbushur kushtet që kërkon Bashkimi Evropian do të çojë drejt një gjendjeje stagnimi të ngjashme me bllokimin që zgjati një dekadë për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë. “Do të zgjohet shoqëria dhe do të thotë: prisni, a do të presim edhe 10-15 vjet derisa të firmosni atë që kërkon Europa?” tha ai.

Por ai vuri në dukje se tashmë nuk ka më entuziazëm shoqëror për integrimin evropian.

“Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, besimi në BE ka rënë në 54%. Dhe kjo shifër është mbajtur lart vetëm falë shqiptarëve. Nëse pyet vetëm maqedonasit etnikë, mbështetja është vetëm rreth 30%, një nivel që e gjejmë vetëm në Serbi,” theksoi Pendarovski.

Sipas tij, pas dekadash zhgënjimi dhe vështirësish ekonomike, qytetarët janë të “anestezuar” përballë retorikës boshe të klasës politike. “Nuk po them se kjo do të sjellë ndonjë krizë sigurie, por do të jetë një sinjal se si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët do të fillojnë të largohen përgjithmonë nga Maqedonia në numra edhe më të mëdhenj,” paralajmëroi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Suedi/ Protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit29 August 2020
Kaltrina Zekolli: Kontrata për autostradën Shkup–Bllacë i jep fund viteve të premtimeve të pambajtura 9 July 2026
6 muaj pa nënën, Robert Berisha iu drejtohet të gjithëve me një mesazh mjaft të ndjerë! 2 July 2021