Nga Vendi
4 June 2025
Qeveria: Rritja e PBB-së prej 3.4% e vendos Maqedoninë në grupin e njëjtë me shtetet e pasura si Irlanda, Danimarka dhe Polonia

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se ndryshimet ndodhin dhe po bëhen gjithnjë e më evidente dhe të qarta dhe se ekonomia po përjeton një rilindje.

Nga Qeveria theksojnë se Maqedonia është ndër pesë shtetet me ekonomitë që po rriten më shpejt në Evropë.

“3,4 përqind është rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave preliminare nga Enti Shtetëror i Statistikës. Në krahasim me më parë, tani Maqedonia po shënon rezultate pozitive dhe sipas këtyre numrave dhe përqindjeve, Maqedonia po përfshihet si një shtet me ekonominë që po rritet më shpejt, në grupin e shteteve si Irlanda, Danimarka dhe Polonia”.

 

“Rritja e PBB-së është tregues se ne po punojmë me përkushtim dhe po zbatojmë politika të përgjegjshme në interes të qytetarëve. Dhe nuk ndalemi këtu, na pret një transformim i plotë i Maqedonisë dhe ndryshime që do të sjellin siguri më të madhe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Maqedoninë e presin fitore të reja dhe rezultate ekonomike edhe më të mëdha, atë që e premtuam, që e morëm përsipër, po e realizojmë. Maqedonia duhet të shkojë përpara, ndërsa qytetarët të jenë të kënaqur”, thonë nga Qeveria.



Të ndryshme
Më shumë
Arrihet marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re, nuk ka kryeministër shqiptar18 August 2020
Sot përfundon konkursi për paraqitjen e regjistruesve në Maqedoni25 August 2021
Duda Balje me set të ri fotografik 1 October 2021