Nga Vendi
4 June 2025
"Arrestohet një person në Koçan gjatë një bastisjeje për posedim lëndësh narkotike"

 

MPB Maqedoni njofton se dje (03.06.2025) në orën 16.05 në Koçan, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan arrestuan A.G. (28) nga Koçani.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Koçan, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe sende me gjurmë të një substance pluhuri të bardhë.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Skandal në Kosovë! Tezja police zbuloi ngacmimin seksual të mbesës, nga tre policë17 October 2026
Arsovski: Pozicioni i Bullgarisë është skizofrenik, qeveria duhet të reagojë më ashpër 1 July 2021
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni 6 September 2021