Nga Vendi
13 June 2025
Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seancë do të mbajnë Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor , Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.

Në rend dite të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar.
Para anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar.

Në rend ditë të Komisionit juridiko-ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, të dyja me procedurë të shkurtuar.



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, Hoti e Vuçiq takohen më 12 korrik 6 July 2020
Modelja e njohur “godet” Oriola Marashin, “E mbivlerësuar”,23 June 2021
Shtatë mënyra për të karikuar baterinë e telefonit sa më shpejtë 9 July 2021