Nga Vendi
30 June 2025
Në ditët në vijim pritet rritja e temperaturave në Maqedoni

Moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë deri në fund të javës, ndërsa temperaturat do të rriten ndjeshëm, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas parashikimit, temperaturat do të rriten gradualisht nga dita në ditë, veçanërisht nga e enjtja deri në fund të fundjavës.

Temperaturat ditore pritet të jenë mbi 30 gradë celsius kudo në vend, dhe në disa vende, veçanërisht në pjesën juglindore dhe qendrore, të arrijnë deri 40 gradë.

“Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat më të larta priten të shtunën dhe të dielën, kur në shumë vende mund të tejkalohet pragu prej 38 deri në 40 gradë”, thotë nga DPHM.

 



Të ndryshme
Më shumë
SHBA kërkon çarmatosjen e Hezbollahut dhe negociata të drejtpërdrejta Liban-Izrael10 March 2026
Gjesti: "Drejtesia ka me fitu, si gjithmonë."19 March 2026
Propozim ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm para deputetëve21 September 2020