Nga Vendi
1 July 2025
Rama në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër BE-së!

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama nga Shkupi ku po mbahet samiti i liderëve BE-Ballkani Perëndimor, theksoi se kurrë nuk kemi qenë më afër BE-së, transmeton TV21. Tutje, Rama në deklaratë për media tha se ka atmosferë pozitive, por shtoi se do të përmbushen të gjitha detyrimet në afatet e parapara së bashku me Komisionin Europian.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore. Dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, dhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona si siç kemi paraparë afatet me Komisionin Europian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Del në ankand xhaketa e Michael Jackson, çmimi marramendës që mund të thyejë rekorde botërore10 October 2026
Bexheti reagon pas kallëzimit penal: Mos mendoni se me shantazh mund të me ktheni pas13 November 2025
Mucunski i kërkon opozitës konsensus kombëtar: "Integrimi evropian nuk mund të jetë i suksesshëm pa seriozitet"14 May 2026