ShowBiz
4 July 2025
Në mes të koncertit, Eleni Foureira: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

Eleni Foureira i dhuroi një natë shpërthyese Teatrit të mbushur plot e përplot në Nicë të mërkurën. Në fakt, një shprehje nga këngëtarja gjatë mbrëmjes u bënë virale.

Këngëtarja e njohur emocionoi publikun me praninë e saj në skenë dhe aftësitë e saj të pafundme në vallëzim, ndërsa teatri ishte plot me fansa që nuk pushonin së kënduari dhe duartrokituri. Mediat sociale u përmbytën me video dhe pamje të mbrëmjes.

Ndër videot që u bënë virale në TikTok, spikati një moment në të cilin Eleni Foureira po përpiqej t’i argetonte fansat.

“Prit, e kam unë. I bëj të gjitha vetë… Jam shqiptare”, tha ajo me shaka, duke bërë që fansat e saj të qeshin.



Të ndryshme
Më shumë
Sulmet ajrore Rusi-Ukrainë, raportohen viktima dhe të plagosur në të dyja anët27 July 2026
“Më shkruan në Instagram”, Missi nga shqipria zbulon mesazhet e Capital T28 July 2021
Maqedoni: Gjashtë viktima dhe 140 raste të reja me Covid 1920 September 2020