Nga Vendi
7 July 2025
Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, lëndohen pesë persona

Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri, ka ndodhur një aksident trafiku.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur midis një automjeti pasagjerësh “Mazda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova.

“Pasagjeri në automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda – R.R. dhe L.J, kanë pësuar lëndime trupore. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Ndërron jetë hoxha Mahmud ef. Arsllani nga Tetova21 June 2021
E bukur dhe seksi, Angela Martini provokon nga pishina me bikini 1 September 2020
Mickoski: Nuk e kam parë ende propozimin për provimin e jurisprudencës 2 June 2026