Nga Vendi
10 July 2025
Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE

Ambasadori i BE-së në Shkup Michalis Rokas, sot në Ohër e vlerësoi pozitivisht Raportin e Parlamentit Evropian, duke thënë se ai jep mbështetje për procesin integrues të shtetit dhe procesit reformues, sidomos reformat në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet shteti.

Në lidhje me nenet kontestuese në Raport për identitetin dhe gjuhën, ai tha se Parlamenti Evropian është institucion i pavarur që sjell vendime politike në pajtim me procedurat e brendshme.

“Më e rëndësishme është të theksohet se identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese. Identiteti dhe gjuha mbrohen më mirë me anëtarësim të plotë në BE”, tha Rokas.



Të ndryshme
Më shumë
Shkup: Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike14 August 2020
Komisioni Evropian: Ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me obligimet e Kosovës ndaj BE-së13 October 2026
Dardanët nuk ndalen, Kosova nis përgatitjet për sfidën ndaj Turqisë29 March 2026