Nga Vendi
12 July 2025
Policia është akoma në kërkim të autorit të vrasjes së një dite më parë

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kapur akoma personin e dyshuar për vrasjen e një dite më parë në Batincë të Shkupit dhe as nuk ka konfirmuar identitetin e tij.

Megjithatë Musa Xhaviti mësohet jozyrtarisht të jetë autori i dyshuar i vrasjes. Personi që me armë la të vdekur 49-vjeçarin, Agim Muharremi, mësohet jozyrtarisht se ka qenë i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe se është i dyshuar shtesë edhe për vrasjen e 1 korrikut të vitit të kaluar, po në Batincë.

Motivet e vrasjes besohet të jenë familjare. Autori i dyshuar besohet se ka kërkuar për martesë vajzën e të ndjerit dhe është refuzuar. Deri sa policia është në kërkim të tij, mesazhe kërcënuese prej tij ka pranuar edhe vajza.
49-vjeçari Muharremi ishte pjesëtar i Armatës kurse në ditën tragjike kishte qenë i lirë nga puna dhe nuk ka mbajtur uniformë. Gjatë aktit të vrasjes, viktima ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, ndërsa për dorasin grupi hetimor është duke mbledhur informacione nëse është asistuar ose jo nga ndokush që mund ta ketë njoftuar për lëvizjet e tashmë të ndjerit./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Dita e fundit e fushatës zgjedhore për kryetar bashkie për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale31 October 2025
Mucunski në Uashington: SHBA dhe Maqedonia e Veriut konfirmojnë partneritetin strategjik18 July 2026
Akuzohet se vrau një mësuese në Londër, dalin detaje se kush është shqiptari dhe si ndodhi vrasja e saj28 September 2021