Nga Vendi
29 July 2025
Zjarrfikësit sllovenë pritet sot pasdite të arrijnë në Berovë

Automjetet dhe pajisjet speciale të zjarrfikësve, të cilat do të mbërrijnë sot në Berovë, së bashku me 50 zjarrfikës profesionistë nga Sllovenia, do të vendosen në stadiumin “Dimitar Berovski” si qendër logjistike me të gjitha burimet në dispozicion. Prandaj, stadiumi do të jetë i mbyllur përkohësisht për publikun, informoi Komuna e Berovës.

Më parë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, informoi se ekipet sllovene do të nisen sot rreth mesditës, dhe mbërritja e tyre pritet në mbrëmje.

Ata do të jenë pjesë e përpjekjeve të koordinuara për të shuar zjarrin në “Goten”, i cili mbetet aktiv dhe i vështirë për t’u aksesuar.

Kjo nuk është hera e parë që Sllovenia ka dërguar mbështetje. Në vitin 2021, zjarrfikësit sllovenë dhe austriakë morën pjesë aktive në shuarjen e zjarreve në rajonin e “Maleshevjes”, duke treguar solidaritet dhe partneritet të vazhdueshëm me Maqedoninë.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohet një banor i Gostivarit, kërcënoi zyrtarin qeveritar10 July 2020
Përleshje masive në Elbasan Arena para Elbasan Tirana, ndërhyn policia10 May 2026
Valë dhune në Meksikë pas vrasjes së “El Mencho” – mbi 60 të vrarë në 20 shtete24 February 2026