Nga Vendi
4 September 2025
Ministria e Energjetikës: Përfundoi afati për mbështetjen financiare të konsumatorëve të cenueshëm

Ministria e Energjetikës, Mineraleve dhe Minierave njofton se afati për aplikim në kuadër të programit të mbështetjes financiare për konsumatorët e cenueshëm të energjisë elektrike për vitin 2025 përfundoi më 30 gusht 2025.

“Ky program ishte i dedikuar për individët dhe familjet që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve më të ndjeshëm ndaj kostove të energjisë dhe ka për qëllim të ofrojë ndihmë direkte për pagesat e energjisë elektrike”, thonë nga ministria.

Gjithashtu njoftojnë se së shpejti do të publikohet lista e përfituesve, ndërsa procedurat e verifikimit janë në përfundim.



Të ndryshme
Më shumë
Sot do të mbahen tubime në disa vende të diasporës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së19 September 2026
Berisha: Rama dhe Vuçiç po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon 7 September 2021
Policët pranojnë parregullsi në kontrollet e diskotekës “Puls” në Koçan20 April 2026