Nga Vendi
9 September 2025
Ohër/ I vuri flakën motoskafit të vëllaut, arrestohet 52-vjeçari

Në orën 03:00 të mëngjesit, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Ohër, ndaluan 52-vjeçarin Z.S. nga Ohri.

Ai dyshohet se rreth orës 02:33 në një oborr në rrugën Dame Gruev në Ohër ka shkaktuar zjarr në një motoskaf, i cili është përhapur dhe ka përfshirë një pjesë të një ndërtese dhe një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Ohrit, të cilat janë pronë e vëllait të tij J.S. (45) nga Ohri.

“Nuk ka pasur të lënduar, dhe zjarri është shuar nga një ekip i Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Ohrit. Z.S. është ndaluar në një stacion policor dhe në intervistë zyrtare e ka pranuar krimin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Alba Vukaj në qendër të vëmendjes me fotografitë nga Spanja30 September 2026
Pavarësisht paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, bie interesimi për ngrohje me dru10 October 2021
Pasi u vendosën gjyqtarët për apelin e ish-krerëve të UÇK-së, si vijojnë afatet e procedurës?!29 September 2026